Pas gati dy vitesh vonesa, Dua Lipa më në fund doli në skenë në Miami për natën e hapjes së turneut të saj Future Nostalgia, të mërkurën mbrëma.
Presioni ishte mbi këngëtaren që ‘të ushqente’ fansat e saj, të cilët kanë pritur muaj e muaj për ta parë këngëtaren ta performojë drejtpërdrejt këtë album të realizuar dhe duket sikur askush nuk shkoi në shtëpi ‘i uritur’ mbrëmjen e së mërkurës.
Këngëtarja dha një performancë të mahnitshme të mbushur me ngjyra, hitet e saj më të mira dhe, sigurisht, lëvizjet e saj të kërcimit, por yjet e vërtetë të shfaqjes ishin kostumet e veshura në skenë nga Lipa, të gjitha të dizajnuara për të.
Sigurisht, këto ditë, nëse doni të vishni një pamje të mahnitshme, ndalesa juaj e parë duhet të jetë Demna në Balenciaga, e cila është pikërisht ajo që stilisti i saj, Lorenzo Posocco, zgjodhi për një nga pamjet kryesore të natës.
Në pjesën më të madhe të koncertit, Dua kishte veshur një kostum dantelle të verdhë neoni dhe doreza të ngjashme. Sipas modës së Balenciaga, truporja vazhdoi deri te këpucët e saj në pamjen klasike të pantallonave të markës.
Natyrisht, një pamje nuk është kurrë e mjaftueshme, dhe për pamjen e saj të radhës gjatë shfaqjes, Lipës padyshim që i’u desh të vinte në dukje uniformën e yllit të pop-it që ajo ndihmoi si pioniere: një trupore nga Casey Cadwallader i markës Mugler. Lipa është një fanse e dëshmuar e Cadwallader dhe ka veshur modelet e tij shumë herë gjatë performancave të kaluara, kështu që nuk është çudi që ajo mori një të personalizuar për turneun e saj.
Truporja në fjalë përmban pjesë të tejdukshme dhe të errëta që stilin e Cadwallader, megjithëse këtë herë e gjithë pjesa ishte e zbukuruar, që do të thotë se edhe ata në pjesën e pasme të stadiumit mund ta shihnin Lipën të shkëlqente.
Dua Lipa performing in Miami last night! (via daniellopezs21)#FutureNostalgiaTour pic.twitter.com/0MyV6Xei2C
— Dua Lipa News (@dlipanews) February 10, 2022
Fatkeqësisht, këtu i erdhi fundi kostumeve të së mërkurës mbrëma, megjithëse Lipa nxori disa pamje të tjera, duke përfshirë një pjesë të personalizuar nga një tjetër prej markave të saj të preferuara, Marine Serre.
Këngëtarja kishte veshur gete të kuqe me logon e gjysmëhënës së markës nën një palë pantallona të shkurtra të zeza. Në krye, ajo e mbajti të thjeshtë me një sytjena dantelle të kuqe dhe një triko të zezë.
A first look at Dua Lipa’s third outfit of the night! (via @hawyeehoran) #FutureNostalgiaTour pic.twitter.com/ydz96cTCKR
— Dua Lipa News (@dlipanews) February 10, 2022
Gjatë viteve të fundit, ndërsa Lipa priste me durim të rikthehej në skenë, ajo kaloi pak kohë duke bërë mjaft emër në botën e modës. Pra, ka kuptim që rikthimi i saj në turne do të shfaqë disa prej stilistëve me të cilët ka punuar ngushtë së fundmi. /Telegrafi/
Dua Lipa is a work of ART ✨ pic.twitter.com/NkV7cv3GNq
— Dua Lipa News (@dlipanews) February 11, 2022
Dua Lipa performing “Levitating” in Miami tonight! Along with a first look at her fourth outfit. (via @hawyeehoran) #FutureNostalgiaTour pic.twitter.com/ilGhMDs2IZ
— Dua Lipa News (@dlipanews) February 10, 2022