Telegrafi

Turjan Hyska: Nga martesa me Orindën do të kemi tetë fëmijë, nga muzika jam divorcuar

Në këtë merkato moderatorësh televizivë për sezonin e ri, lëvizja e Turjan Hyskës nga “Vizion” në “Klan” është nga ato për t’u mbajtur mend.

Pas shumë vitesh, ai vendos të ndryshojë ekran, i ndjekur pas nga trupa e “Apartamenti 2 Xl”, por jo nga bashkëshortja e tij.

Nëse është ndër moderatorët më të paguar, për vendimin që mori në karrierë, martesën me Orinda Hutën dhe divorcin nga muzika, përgjigjja që jep për punën me Sokol Ballën dhe largimin e komentuar të Blendi Fevziut nga “Klan”, ai flet në këtë intervistë të parë për “Panorama Plus”.

“Ne kemi vite bashkëjetesë dhe për hir të së vërtetës, s’ka asnjë ndryshim. Tetë fëmijë? E kam thënë duke punuar jemi”, theksoi Turi.

I pyetur se çka po ndodh me karrierën e tij muzikore, Turi tha se ai nuk beson se do t’i kthehet muzikës duke ju përkushtuar jetës private.

“Nuk besoj se do i kthehem më”, përfundoi prezantuesi.

Turi dhe Orinda u martuan në një ceremoni luksoze martesore një vit më parë