Interit i është ofruar mesfushori i Barcelonës, Arda Turan, theksojnë mediat italiane.
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio po kërkon të zëvendësojë Ivan Perisicin, i cili pritet të nënshkruajë për Manchester Unitedin në ditët në vijim.
Sipas Corriere dello Sport, Ausilio po hulumton gjithë Evropën për përforcime, por atij i është ofruar reprezentuesi i Turqisë, Turan, i cili është i tepërt ndaj kërkesave në Barça.
Gjithashtu, Ausilio është i interesuar edhe në sulmuesin e Lazios, Keita Balde Diao, edhe pse Juventusi janë favoritët për nënshkrimin e tij.
Mbrojtësi i majtë i Nice, Dalbert është gjithashtu në konsideratë nga Interi, dhe transferimi i tij mund të ndodh gjatë të martës. /Telegrafi/