Telegrafi

Turan drejt largimit, tri skuadra pas tij

BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 06: Arda Turan of Barcelona (L) celebrates scoring his sides fourth goal with Lionel Messi of Barcelona (R) during the UEFA Champions League Group C match between FC Barcelona and VfL Borussia Moenchengladbach at Camp Nou on December 6, 2016 in Barcelona, . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Lojtari më i favorizuar për tu larguar nga Barcelona mbetet Arda Turan, ku për të ka interesim nga tri klube. 

Mesfushori 30 vjeçar nuk është në planet e klubit dhe shumë rrallë shihet në fushë.

Ai gjatë verës kishte arritur marrëveshje për transferimin në Galatasaray,por që dështoi pastaj.

Sipas El Mundo Deportivo, tani pas tij janë vënë skuadra si Besiktas, Everton dhe Milan.

Të tri ofertat janë shumë të mira ekonomikisht për lojtarin, për dallim se aty do të gjente edhe mundësinë e madhe për të luajtur.

Që prej ardhjes së tij në Camp Nou në vitin 2015 për 34 milionë euro, ai nuk arriti të gjejë vend në skuadrën e parë.

Në 53 ndeshje, ai ka shënuar 19 gola.

Turan ka pasur probleme edhe me Kombëtaren turke, ku ishte përjashtuar në vitin që sapo e lëmë pas. /Telegrafi/