Juventusi ka kontaktuar Barcelonën për mundësinë e transferimit të mesfushorit turk Arda Turan gjatë kësaj vere.
Përfaqësuesi turk u transferua te Barcelona nga Atletico Madrid verën e kaluar, por nuk luajti deri në fillim të vitit 2016 shkaku i ndalimit të transferimeve te Barça.
Turan dështoi të sigurojë një vend në formacionin bazë të Barcelonës dhe raportohet se kampioni spanjoll është duke u përgatitur për shitjen e turkut.
Sipas Calciomercatoweb, Juventusi është duke menduar për transferimin e Arda Turanit, si zëvendësim i Paul Pogbas, i cili është duke u kërkuar me ngulm nga Manchester Unitedi.