Site icon Telegrafi

Tuna tregon trupin, Cozman buzëqesh nga Londra pas lajmit të ndarjes (Foto)

Këngëtarja Tuna ka lansuar dy fotografi kontraverse pas lajmit të ndarjes, teksa hip hop ylli i Babastars, Cozman, u shfaq i buzëqeshur nga aeroporti i Londrës.

Tuna pas lajmit spektakolar të ndarjes së saj nga Cozman, ka shfytëzuar raastin për të publikuar dy fotografi joshëse në llogarinë e saj në Instagram – pa asnjë përshkrim.

Tuna me këtë ka dahsur ndoshta të nënkuptojë se ajo është e pavarur dhe ndoshta ta bëjë xheloz Cozmanin.

Megjithatë, hip hop ylli i Babastars u shfaq mjaft i qetë dhe i fokusuar teksa ka publikuar një foto nga aeroporti i Londrës, dy orë pasi Telegrafi raportoi se ai u nis nga Shkupi – vendlindja e Tunës – për në Londër në ora 16:55, kështu duke u vërtetuar ky informacion.

“Shtëpi, e ëmbla shtëpi”, është përshkrimi i Cozman në fotografi, e cila e dëshmon se ai është i lumtur që ai arriti në Londër pranë familjes së tij.

Cozman ndryshe ka qëndruar deri mbrëmë në Prishtinë pa Tunën, me përçarjet që besohet se kanë filluar qysh nga java e kaluar.

Ai në apartmentin e tij luksoz besohet se ka qëndruar me shoqërinë e tij, reperin e Babastars, Skivin, mikun e tij Albert Krasniqin, menaxherin dhe deejayn e mirënjohur në estrad, Dj Dirty.

A do të vazhdojë buja rreth kësaj lidhje, mbetet të shihet, me protagonistët që ende nuk kanë folur për të. /Telegrafi/

Exit mobile version