Këngëtarja shqiptare, Tuna Sejdi, po vazhdon të shijojë suksesin e albumit të fundit “Fortuna”, i cili u mirëprit nga fansat e saj.
Projektet e shumëpëlqyera nga publiku kanë marrë miliona shikime në YouTube, ndërsa tani 33-vjeçarja ka filluar angazhimin edhe në koncerte.
Megjithatë, këngëtarja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale fotografitë e së cilës tërheqin gjithnjë vëmendje. Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse dhe atraktive.
Këto imazhe këngëtarja shkupjane ia ka besuar fotografit të njohur, Norik Uka, teksa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.
Vlen të ceket se pas një mungese të gjatë, Tuna i është rikthyer edhe koncerteve, ku ka performuar në Tiranë dhe është pritur me duartrokitjet më të ngrohta nga fansat e saj atje. /Telegrafi/