Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka pak ditë që ka nisur të merret me një biznes të ri, të cilin e ka hapur në Prishtinë.
Ajo ka hapur një dyqan i cili ofron blerjen e shportave plot me fruta, të quajtur “Shporta Tuti Fruti”.
Ka disa javë rresht që Teuta promovon këtë produkt të biznesit të saj të ri, gjersa së fundmi ka vendosur që shportat e tilla t’i dërgojë edhe si dhuratë tek mikeshat e saj, shumica prej të cilave janë personazhe të njohur për publikun.
Teuta i ka dërguar së fundmi këtë shportë plot me fruta të shijshëm si dhuratë për 8 mars këngëtares Tuna.
Ndërkohë, kjo e fundit ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku falenderon aktoren për këtë surprizë kaq të bukur. /Telegrafi/