Këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdiu, për një kohë të gjatë nuk ka pasur ndonjë prurje të re muzikore.
Përkundër kësaj, ajo nuk ka lënë anash postimet, që i ofronte mundësinë fansave të shohin më afër përditshmërinë e saj.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde është shfaqur me helmetë ndërsa ka pozuar nga motoçikleta.
Përpos dukjes së saj të shkëlqyer, ajo çka ka tërhequr vëmendjen është mesazhi i saj i koduar në përshkrim.
“Të gjitha femrat janë krijuar të barabarta, atëherë disa filluan të vozisnin motoçiktela”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.
Nuk i dihet ende nëse kjo mund të jetë skenë e ndonjë klipi të ri, apo thjeshtë ajo është duke realizuar fotosesion. /Telegrafi/