Në një intervistë të dhënë fundjavën që lamë pas Altuna Sejdiu deklaroi se producentja Holta Dulaku e “Dancing with the Stars” (DWS) nuk i ka dhënë çmimin e fituar.
Tuna madje deklaronte se kështu ëhstë vepruar edhe me fitues të tjerë.
Një ankesë të tillë e bëri pak kohë më parë edhe Lori Hoxha e cila tha se nuk e kishte marrë apartamentin e fituar. Por Holta Dulaku i hedh poshtë këto zëra.
Ajo ka thënë në një intervistë për “GSH” se Tuna i ka marrë paratë. Dulaku e quan këngëtaren mashtruese dhe thotë se do ta padisë për shpifje.
“Tuna nuk mori apartamentin por mori të njëjtën vlerë të konvertuar në para. Kam mandate pagese që e vërtetojnë këtë. Jam lodhur me këto shpifje, do ta padis”, ka deklaruar Dulaku.