Tashmë ka bërë bujë ndarja e Tunës dhe Cozman, çiftit të famshëm të estradës shqiptare, që ishin për tri vite bashkë.
Pas shpërthimit të këtij informacioni në mediat shqiptare, që me sa duket është i vërtet, duket se po dalin edhe detaje tjera nga lidhja e tyre.
Të dy artistët kanë fshirë njëri-tjetrin nga llogaria zyrtare në Instagram, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, Tuna edhe pse në pushime ka gjetur kohë që t’i fshijë fotografitë me reperin e Babastars, duke e vulosur kështu faktin se ajo më nuk është në një lidhje me reperin.
Por, nga ana tjetër Cozy nuk ka vepruar njëjtë. Në llogarinë e tij në Instagram gjenden të gjitha fotografitë me tashmë ish të dashurën e tij. Mbetet të shihet nëse ai do ta bëjë të njëjtin veprim në të ardhmen e afërt.
Cozman dhe Tuna lansuan bashkë së fundmi projektin e suksesshëm “Holla”, i cili arriti afro 5 milionë klikime. /Telegrafi/