Telegrafi

Tuna dhe Fifi në një bashkëpunim, sjellin pamje nga xhirimet e klipit të ri

Këngëtaret e njohura shqiptare, Altuna Sejdiu – Tuna dhe Filloreta Raçi – Fifi, duket se kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Kështu të paktën kanë lënë të kuptohet në bazë të postimeve të fundit që kanë shpërndarë në rrjete sociale.

Artistet kanë shpërndarë disa fotografi në Instagram që janë realizuar gjatë xhirimeve të videoklipit të ri.

Ato shfaqen të mrekullueshme, veshur me ngjyrë të bardhë e në një ambient të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndonëse nuk kanë zbuluar më shumë rreth këtij projekti, besohet që do jetë një hit që do të na shoqërojë gjatë gjithë verës.

Tuna ndërkaq pak javë më parë bëri rikthimin pas dy vitesh në skenë në një duet me The Victor.

Fifi nga ana tjetër sivjet ka sjell disa projekte që po pëlqehen në masë të madhe nga publiku. /Telegrafi/