Paris Saint Germain nuk ka arritur ta fitojë Ligën e Kampionëve, përkundër përpjekjeve të mëdha.
Parisienët këtë edicion iu afruan më së shumti këtij trofeu, pasi luajtën për herë të parë në histori të klubit në finale, por u mposhtën 1-0 nga Bayerni.
Tekniku gjerman Thomas Tuchel është shprehur i dëshpëruar me finalen e humbur, pasi ëndërronte triumfin.
Gjithsesi BT Sport i ka bërë një pyetje mjaftë interesante gjermanit, në lidhje me transferimin e mundshëm të Lionel Messit.
Është hera e parë që Tuchel flet për një transferim të mundshëm të ikonës argjentinase në Paris.
“A do ta transferoje Messin për ta fituar Ligën e Kampionëve? Cili trajner do t’i thoshte jo Lionel Messit?”, deklaroi Tuchel.
“Kemi vendosur që mos të flasim për transferime para finales, por do të ulemi të diskutojmë ditët e ardhshme”.
“Shumë gjëra duhet të përmirësohen për edicionin e ri”, tha Tuchel.
Por gjermani është skeptik se mund ta transferojnë Messin në ‘Parc de Princes’.
“Messi është i Barcelonës dhe mendoj se do ta mbyll karrierën te katalunasit”,përfundoi tekniku gjerman. /Telegrafi/