Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, nuk është i sigurt se a do të qëndrojë Adrien Rabiot në Parc de Princes.
Mesfushorit francez i skadon kontrata në fund të sezonit aktual, ndërsa Milani dhe Juventusi kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
“Nuk e di është vendimi i Adrienit”, ka thënë Tuchel në një konferencë për shtyp kur është pyetur në lidhje me të ardhmen e lojtarit.
“Ia kam sqaruar situatën në Singapor. Situata e tij kontraktuale është e qartë, ai ka edhe një vit në kontratën e tij”.
“Më pëlqen të punoj me Adrienin dhe jam i bindur se ka potencial për të qenë një top lojtar për PSG-në”.
“Ai është një lojtar nga akademia dhe sipas mendimit tim, është e rëndësishme të kemi lojtarë nga Parisi që kanë ardhur nga sistemi i të rinjve”.
“Sidoqoftë, situata është e këtillë. Adrien duhet ta marrë vendimin, ai duhet ta konfirmojë se dëshiron të luajë për klubin”, ka shtuar trajneri i kampionit francez.
PSG e nisi sezonin e ri me fitore prej 3-0 kundër Caen në Parc de Princes. /Telegrafi/