Telegrafi

Tuchel kërkon Salahin te Chelsea, do të ishte një rikthim për egjiptianin në “Stamford Bridge”

(Foto: Instagram/mosalah)

Thomas Tuchel dëshiron që Chelsea të provojë rikthimin e yllit te Liverpoolit, Mohamed Salah në “Stamford Bridge”.

Chelsea ka një listë me përforcime ku aty ka zënë vend edhe sulmuesi i Liverpoolit, ndërsa nuk mungojnë as emrat e Romelu Lukakut dhe Erling Haaland si objektiva të verës.

Tuchel është i vendosur të forcojë sulmin dhe një sulmues i qendrës është fokusi i tij kryesor.

Gazetari i BILD, Christian Falk, ka zbuluar se kërkesa e Tuchel për Blutë është Salah.

Salah u bashkua me Chelsean nga Basel në janar të vitit 2014 për 11 milionë euro, ndërsa pastaj u largua për në Romën në vitin 2016.

Një vit më vonë Liverpooli pagoi 34 milionë funte për ta kthyer atë në Angli. /Telegrafi/