Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur pas eliminimit që i bën Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, teksa ka pasur disa fjalë edhe për ekipin dhe finalen ndaj Manchester Cityt.
Chelsea triumfoi me rezultat 2-0 në Stamford Bridge ndaj Realit dhe u kualifikua në finalen e Stambollit pas rezultatit të përgjithshëm 3-1.
Kjo fitore dhe ky kualifikim në finale e ka lënë të kënaqur trajnerin Tuchel, i cili ia ka lënë meritat ekipit të tij, teksa ka folur pas ndeshjes.
“Ne e meritonim të fitonim. Pjesa e parë ishte e vështirë sepse ata kishin shumë zotërim dhe na bënë të vuanim, por çdo top nga ne ishte i rrezikshëm. Ne kurrë nuk e humbëm urinë, dëshirën për të”, ka thënë fillimisht Tuchel pas ndeshjes.
“Në pjesën e dytë ne kishim strukturë edhe më të mirë për të mbrojtur dhe ishte një performancë fantastike – mund të kishim shënuar shumë më herët dhe më shumë për të qenë të sigurt, por nuk ka kohë për kritika tani. Është një arritje fantastike; urime të mëdha ekipi”.
“Mund të pranosh në çdo sekondë në një ndeshje futbolli, por kundër Real Madridit është gjithmonë e rrezikshme. Ata mund të shënojnë gola nga asgjë, kështu që ju jeni gjithmonë në skaj. Të qëndrosh atje, edhe nëse ke shanse të mëdha që i humbet, duhet të mos humbësh kurrë përqendrimin dhe energjinë pozitive në fushë – ishte një performancë e jashtëzakonshme dhe e merituar”.
'Amazing team effort. Again.' 💙
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 5, 2021
Kur u tha se arritja e finales në dy vite radhazi demonstron talentin e tij, Tuchel u përgjigj duke qeshur. “Ose jo, sepse nuk është i njëjti klub”.
“Unë jam shumë, shumë i lumtur që e kemi arritur këtë. Jam shumë mirënjohës që kam mundësinë për të jetuar jetën time në futboll. Të kem këtë pasion si profesion, unë jam më shumë se mirënjohës – dhe ta bëj atë në këtë nivel, të drejtoj një ekip si ky dhe të arrij finale për herë të dytë, jam shumë mirënjohës”.
Tuchel ende nuk po mendon për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.
“Më pyesni katër ditë para finales, kur të vijë java e fundit. Është shumë herët sepse mund të ketë lojtarë të dëmtuar, mund të ketë lojtarë jashtë formës, çfarëdo që të ndodhë”.
“Ne duhet të presim dhe të shohim – shpresojmë të arrijmë në Stamboll me një skuadër të mirë, në një moment të mirë me një atmosferë të mirë. Nuk është bërë ende – ne duam të shkojmë deri në fund, dhe kjo do të thotë që ne do të arrijmë në Stamboll për të fituar”, përfundoi trajneri i Chelseat. /Telegrafi/