Telegrafi

Tuchel flet për të ardhmen e Armando Brojës, mes spekulimeve për largimin e tij nga Chelsea

Trajneri Thomas Tuchel nuk pret që sulmuesi i Chelseat, Armando Broja të largohet nga klubi këtë verë, pavarësisht interesimit nga një mori rivalësh të Ligës Premier.

Sulmuesi shqiptar e kaloi sezonin e fundit në huazim te Southampton dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të tjera të ligës, duke përfshirë West Ham United dhe Everton.

Por, duke folur përpara se skuadra e tij të përballet me skuadrën e MLS-së, Charlotte, si pjesë e turneut të tyre para-sezonal në Shtetet e Bashkuara, Tuchel deklaroi se ndërsa di për interesimin ndaj sulmuesit, ai parashikon që ai të qëndrojë në Stamford Bridge.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Armando Broja

“Nuk pres që Armando të largohet”, ka thënë Tuchel në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes përpara ndeshjes së sotme.

“Jemi në dijeni të ofertave dhe interesimeve. Këtë vendim do ta marrim së bashku me pronarin dhe lojtarin”.

“Kur ai ishte këtu, isha i vetëdijshëm se ai po përpiqej të bënte përshtypje dhe të bëhej lojtar i Chelseat sa më shpejt të ishte e mundur”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/