Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ka pranuar se planet e tyre të verës mund të ndikohen nga shitja e klubit.
Liga Premier dhe Mbretëria e Bashkuar vendosi sanksione për presidentin e Bluve, Roman Abramovich.
Abramovichit iu ngrinë pasuritë dhe momentalisht i është pamundësuar shitja e Chelseat, duke lënë klubit të funksionojë me një status të vecantë.
Kjo situatë ka bërë që Tuchel të pranojë se vonesat mund të prishin planet e tyre të transferimit të verës.
“Mund të jetë, por sot nuk dua të fokusohem te problemet”, ka thënë fillimisht Tuchel.
“Ndoshta do të ndodhë kështu, ndoshta disa lojtarë do të vendosin për diçka që nuk do ta kishin vendosur në situata të tjera. Por ka shumë ‘nëse’ në këtë bisedë”.
“Shpresojmë që klubi të vazhdojë historinë e tij, kam besim në aftësinë tonë për t’u përshtatur dhe jam i bindur në aftësinë tonë për të gjetur zgjidhje”, përfundoi trajneri i Bluve. /Telegrafi/