David Alaba do të largohet si futbollist i lirë nga Bayern Munich në fund të këtij edicioni.
Mbrojtësi austriak është futur në vitin e fundit të kontratës me bavarezët dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Mediat në Spanjë dhe Gjermani kanë raportuar se lojtari ka një marrëveshje me gjigantin spanjoll Real Madrid, për t’iu bashkuar në verë.
Megjithatë ende asgjë nuk është zyrtare dhe Chelsea po mundohet me çdo kusht ta rrëmbejë austriakun.
Trajneri i ri i Chelseat, Thomas Tuchel është admirues i madh i austriakut dhe ka kërkuar nga klubi të bëjë të pamundurën për ta transferuar atë në Stamford Bridges.
The Guardian ka raportuar se drejtuesit e klubit londinez janë të gatshëm t’ia plotësojnë të gjitha kërkesat Alabas vetëm e vetëm ta transferojnë në Londër.
Edhe pse duket i vështirë transferimi i austriakut në Londër, Chelsea po provon deri në momentet e fundit të nënshkruajë me të.
Gjtihnjë sipas mediumit anglez, Chelsea do të tentojë t’i ofrojë më shumë para për komision agjentit të lojtarit Pin Zahavi në mënyrë që ky ta bind Alaban të zgjedh londinezët për të vazhduar karrierën. /Telegrafi/