Site icon Telegrafi

Tuchel e dëshiron ribashkimin me Dembelen – francezi refuzon rinovimin me Barçën

Ousmane Dembele rikthehet këtë mbrëmje në Allianz Arena për ndeshjen vendimtare ndaj Bayernin në Ligën e Kampionëve ku la gjurmë në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë në një ndeshje të vetme në sezonin 2016-17, duke shënuar një gol që eliminoi Bavarezët (2-3).

Thomas Tuchel ishte trajneri i skuadrës në atë kohë, për të cilën francezi shënoi dhjetë gola dhe dha 21 asistime në 49 ndeshje zyrtare në atë sezon.

Rrugët e tyre u ndanë në verën e vitit 2017, kur Dembele refuzoi të stërvitej me klubin e tij, për ta detyruar që ta shiste te Barça, por ata mund të takoheshin përsëri vitin e ardhshëm, shkruan Super Deporte.

Lexo po ashtu Dembele ka vendosur të largohet nga Barcelona

Pas tre javësh, sulmuesi mund të negociojë lirshëm me ndonjë klub, pasi kontrata e tij me Blaugranasit përfundon në qershor.

Te Barcelona dyshojnë se Chelsea po punon në prapaskenë për ta marrë 24-vjeçarin me parametra zero në verë.

Xavi, trajneri i Barcelonës, deklaroi javën e kaluar shtyrja e rinovimit nuk ka ndodhur vetëm për arsye ekonomike, por se “ka edhe arsye sportive dhe projektesh”. /Telegrafi/

Exit mobile version