Chelsea vazhdon të jetë i interesuar për nënshkrimin me yllin e Juventusit, Federico Chiesa, i cili mund të largohet nga Bianconerët pas vetëm dy sezonesh.
Fabrizio Romano foli në podkastin e tij ‘Here Ëe Go’, duke pohuar se trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, do të ishte i kënaqur nëse klubi do të nënshkruante me italianin.
Sipas gazetarit Romano, trajneri gjerman është një admirues i ish-lojtarit të Fiorentinës.
Chiesa është futbollist i rëndësishëm i Juventusit dhe Italisë që kur u bashkua me Bianconerët, ndërsa i ndihmoi Azzurrët të fitonin Kampionatin Evropian.
Ai shënoi 14 gola dhe kontribuoi me 11 asistime në sezonin e tij të parë me gjigantët torinezë, ndërsa deri tani ka tre gola dhe tre asistime.
Duket se gjasa që Juventusi të shesë lojtarin e tyre janë të vogla, por ka një kusht që mund të bëhet i rëndësishëm për të dyja skuadrat.
La Gazzetta dello Sport shkuan se një mori lojtarësh mund të duhet të largohen nëse “Zonja e Vjetër” nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Një vend jashtë katërshes së parë do të çonte në një humbje të pritshme prej 80 milionë euro në të ardhura dhe Chiesa është ndër emrat që mund të sakrifikohen nga Bianconerët.
Romano e nënvizon se thashethemet për një lëvizje të mundshme te Chelseat për Chiesan kanë lindur vetëm për shkak të admirimit të Tuchel për yllin italian.
“Ai mendon se Chiesa është një nga anësorët më të mirë në lojë”, shtoi gazetari.
Chiesa shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Chelseat në Allianz Stadium më 29 shtator./Telegrafi/