Raheem Sterling vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Chelseat për repartin e sulmit.
Sulmuesi anglez ka vendosur të largohet nga Manchester City pasi hapësirat për të nuk kanë qenë të mëdha edicionin e kaluar nën urdhrat e Pep Guardiolas.
27-vjeçari edicionin e fundit me Cityn zhvilloi 47 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar 17 gola e ka asistuar në nëntë të tjerë.
Por me ardhjen e dy sulmuesve të tjerë si Erling Haaland dhe Julian Alvarez, Sterling do të ketë edhe më pak minuta në dispozicion edicionin e ardhshëm dhe ka vendosur të largohet.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ka telefonuar vet anglezin duke i kërkuar t’i bashkohet në Stamford Bridges pasi i ka bërë me dije se e vlerëson shumë dhe e sheh si titullar.
The Sun ka raportuar se tanimë londinezët janë duke përgatitur ofertën e parë që do ta dërgojnë në drejtim të Cityt për yllin anglez.
Chelsea është gati të shpenzojë deri në 60 milionë euro për transferimin në Stamford Bridges të reprezentuesit anglez. /Telegrafi/