Pulmulogia Rukije Mehmeti ka bërë të ditur se në Kosovë janë diku rreth 552 raste me tuberkuloz.
Mehmeti në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, bën të ditur se tuberkulozi diagnostikohet përmes këlbazës dhe ekzaminimit radiologjik.
“Në Kosovë në vitin 2000 ka pasur 1764 raste… viti i parë ka qenë kur kemi filluar të kemi të dhëna për tuberkulozin. Tash janë 552 raste. Fatkeqësia më e madhe është rritja e tuberkulozit rezistent në barna. Fatmirësisht në Kosovë janë vetëm dy raste dhe mundësitë janë për tu trajtuar”, tha ajo.
Doktoresha tutje bëri të ditur se një pacient me tuberkuloz paraqet rrezik deri në momentin që diagnostikohet sepse ai nuk e dinë dhe mund ta përhapë sëmundjen.
“Në momentin kur ai diagnostikohet dhe fillon trajtimin ai më nuk paraqet problem për rrethin dhe është shumë me rëndësi me përfundua trajtimin…”, u shpreh Mehmeti.
Podcastin e plotë mund ta dëgjoni më poshtë. /Telegrafi/