Site icon Telegrafi

Tsipras dhe Zaev kanë biseduar në telefon edhe për çështjen e emrit

Perspektiva Evropiane e Maqedonisë, zhvillim të lidhjeve maqedonase-greke dhe kontestin për emrin, janë pjesë e temave për të cilat kryeministri Alexis Tsipras ka folur me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kabineti i Tsipras kumtuan se Tsipras ka uruar Zaevin për marrjen e postit të ri. Kryeministri grek gjatë bisedës ka përsëritur dhe ka potencuar pozicionet greke në lidhje me çështjen e emrit, por është biseduar edhe për zhvillimin e Maqedonisë për pranim në BE dhe NATO.

Takimi i tyre zyrtar në nivel kryeministrash, pritet të ndodhë gjatë këtij muaji. /Telegrafi/

Exit mobile version