Telegrafi

“Trurin e ka në një vend të çuditshëm”, vazhdon debati mes Artës dhe Xhulit në spektaklin e Big Brother VIP Kosova

Foto: Screenshot/YouTube

Banoret e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura dhe Arta Selimi, kanë pasur një përplasje me njëra-tjetrën.

Kjo nisi pas një bisede të modeles nga Drenica me Vivienin që kishte të bënte me bullizmin.

Gjatë debateve, aktorja e njohur është shprehur për Xhulin se e ka trurin në një vend të çuditshëm.

Foto: Screenshot/YouTube

“E ka trurin provincial, por apetitet i ka globale. Është një papagalle, Xhuli ka hyrë këtu që të fitoj me çdo kusht. Ajo është përplot një trup vetëm me organe, organet e saja janë vitale lukthi, mëlqia e këto. Trurin e ka në një vend paksa të çuditshëm. Asnjë mendim të vetin nuk e ka. Prapë nuk e zvogëlon mundësinë që të ndodh një gjë e tillë”, tha Selimi.

Lexo po ashtu Përplasja e ashpër mes tyre javën e kaluar - Xhuli i kërkon falje Vivienit

Në anën tjetër, Nura foli për videon intime të saj, ku tha se për të ishte një tragjedi.

“Mendoj që çdo gjë që mund të të sjell deri në vdekje është tragjedi. Tragjedi në jetën time, më janë marrë 12 vjet të punës, karakterit, jetës time, familjen. Ka shkuar dhjetë vjet që nuk kam folur me dikë. Për mua është tragjedi. Fjala tragjedi mund të përdoret në mënyra të ndryshme, nivele të ndryshme. Për mua ka qenë shumë gjë e keqe”, vazhdoi më tej Xhuli. /Telegrafi/