Truproja e Lionel Messit, Yassine Cheuko, është bërë i famshëm në mbarë botën për mënyrën se si kujdeset për sigurinë e një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave.
Inter Miami ka angazhuar Cheuko për t’u kujdesur për Messin në SHBA dhe ai nuk ndahet prej tij as gjatë ndeshjeve të ligës MLS.
Ai ndjek çdo hap të argjentinasit, kështu që tifozët që vrapojnë në fushë dhe i afrohen Messit nuk kalojnë momente të mira.
Kështu ishte edhe në fund të ndeshjes kundër Kansas City, kur një tifoz vrapoi në fushë për të bërë një selfie me argjentinasin.
Mirëpo, Cheuko-s nuk i interesonte fakti që ndeshja ishte në zhvillim e sipër, kështu që sapo e pa tifozin të hynte, u fut menjëherë në fushë dhe me një sprint arriti Messin.
Tifozi ia doli t’ia arrinte qëllimit pasi arriti te Leo para truprojës së tij, ndaj bëri një foto para se të kapej nga Cheuko.
Messi's bodyguard 😭😭😭
— All About Argentina 🛎🇦🇷 (@AlbicelesteTalk) April 14, 2024
Le të shtojmë se Messi shënoi një gol në fitoren 3-2 të ekipit të tij ndaj Kansas City, dhe jo çfarëdo goli, por një gol fantastik për epërsinë 2-1./Telegrafi/
Golaço do Messi ou falha do goleiro com a bola caindo quase no meio do gol? pic.twitter.com/e5jK0CbO4y
— Jornal dos Sports (@JornalDosSports) April 14, 2024