Truproja e David Cameron ka nxitur reagime të ashpra, kur u kumtua lajmi se kishte lënë revolen e mbushur në tualetin e aeroplanit.
Një pasagjer mbi i habitur kur gjeti revolen, të cilën ia dorëzoi stafit të aeroplanit të aviokompanisë British Airways që po udhëtonte nga Nju Jorku në Londër, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i kësaj është shtyrë udhëtimi për një orë, kurse piloti bëri të ditur se mbrojtja e afërt ishin lejuar të mbajnë armë në aeroplan, por një pasagjer kishte refuzuar një gjë të tillë.
E gjithë situata u zgjidh kur arma u largua nga aeroplani. Bëhet fjalë për revolen Glock 9mm që u gjet së bashku me pasaportën e Cameron dhe të truprojës së tij. /Telegrafi/