Telegrafi

Trupi i pajetë i major Klodian Tanushit mbërrin të mërkurën në atdhe

Mesditën e së mërkurës pritet të mbërrijë në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të Forcave tona të Armatosura në përbërje të NATO-s në Letoni.

Trupi i pajetë pritet të arrijë me avion ushtarak, ndërsa homazhet për ushtarakun e rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s ns Letoni do të zhvillohen të enjten në hollin e Pallatit të Kongreseve.

Në bazën Adazi ku shërben kontingjenti shqiptar u zhvillua sot edhe ceremonia në nder të major Tanushit në grup-batalionin e NATO-s në këtë bazë. /atsh/