Trupi i kantautorit David Bowie është djegur në një kremator në Amerikë.
Kjo ishte dëshira e tij para se të vdiste, ai u kishte kërkuar njerëzve të afërt të mos i bëjnë ceremoni.
Trupi i kantautorit, i cili vdiq nga kanceri thuhet të jetë djegur pak orë pas vdekjes së tij.
Albumi i fundit i tij u publikua vetëm pak ditë para vdekjes dhe edhe pse ai kishte kërkuar që vdekja e tij të mos krijojë zhurmë, koncerte të shumta po mbahen në nder të tij. /Telegrafi/