Telegrafi

Trupi dhe muskujt e Dafinës, të lakmueshëm nga çdo femër (Foto)

Këngëtarja Dafina Zeqiri është shquar gjithmonë për pamjen dhe fizikun e saj.

Në një intervistë për Telegrafin të dhënë muajin e kaluar, Dafina u shpreh se ka një dashuri të madhe për palestrën, të cilën e sheh si pjesë të rëndësishme të jetës së saj.

Dhe në fakt, duket se përkushtimi i saj në këtë fushë, ka bërë që Dafina sot të gëzojë një trup perfekt.

Në një fotografi të hedhur së fundmi nga këngëtarja në Instagram, Dafina shfaqet në top formë, teksa vë në pah muskujt e saj.

Trupi i saj i palestruar do të ishte i lakmueshëm nga gati çdo femër. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri shfaq trupin e palestruar. Foto nga InstaStory