Këto pamje të publikuara nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës thuhet se tregojnë trupat ukrainase të SBU-s duke përdorur dronët kamikazë për të goditur objektivat ruse.
Pamjet nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, megjithatë janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.
Forcat speciale të SBU-s organizuan një “dënim” ndaj forcave ruse me ndihmën e dronëve FPV.
Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet megjithatë luftime të ashpra ka pasur Bakhmut, ku Ukraina pritet së shpejti të nisë kundërofensivën e shumëpritur.
Në disa caqe, thuhet jo zyrtarisht se Ukraina ka nisur ofensivën. /Telegrafi/