Pushtuesit rusë kanë rrëmbyer kryetarin e bashkisë së Dniprorudne, Yevhen Matveyev në rrethin Vasylivka, rajoni i Zaporizhzhia.
“Në orën 08:30 të ditës së sotme, më 13 mars, ushtria e Federatës Ruse rrëmbyen kryetarin e komunës së Dniprorudne në distriktin Vasylivka të rajonit Zaporizhzhia”, ka postuar në Facebook Ivan Arefev, zëdhënës i Administratës Ushtarake Rajonale të Zaporizhzhisë, transmeton Ukrinform, përcjell Telegrafi.
Today, Russian war criminals abducted another democratically elected Ukrainian mayor, head of Dniprorudne Yevhen Matveyev. Getting zero local support, invaders turn to terror. I call on all states & international organizations to stop Russian terror against Ukraine and democracy. pic.twitter.com/jEPTBTLikY
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 13, 2022
Administrata Ushtarake Rajonale e Zaporizhzhia gjithashtu informon se ushtarët e armikut frikësojnë popullsinë lokale për të minuar besimin e publikut tek përfaqësuesit e autoriteteve publike dhe komunitetet lokale, përhapin lajme të rreme dhe vazhdimisht marrin peng popullsinë lokale.
Përveç kësaj, pushtuesit rusë konfiskojnë me forcë ushqimin, veshjet dhe sendet e higjienës personale në postblloqe.
Vetëm dje, rusët shkatërruan urën mbi lumin Yanchokrak.
Më parë, kryetari i bashkisë së Melitopolit, Ivan Fedorov dhe banori lokal Serhiy Kirichuk u rrëmbyen gjithashtu. /Telegrafi/