Telegrafi

Trupat ruse po rigrupohen për të sulmuar në Donbas

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Sergey Nikoforov, ka dhënë disa detajet sa i përket situatës aktuale në Ukrainë.

Ai ka përsëritur pretendimet e Ukrainës se trupat ruse janë larguar nga rajoni i Kievit, dhe se Moska po tërheq trupat e saj në Bjellorusi, për t’u përgatitur për një ofensivë të re në lindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Ata po tërhiqen nga veriu. Po koncentrojnë përpjekjet e tyre për sulme në lindje, për ta rrethuar Donbasin nga të gjitha anët”, shtoi Nikoforov.

Në një video të postuar më parë, presidenti Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Ukraina po rrit kapacitetet e saj mbrojtëse në veçanti në lindje dhe jug, ku trupat ruse do të tentojnë të marrin nën kontroll qytetet në këto dy rajone. /Telegrafi/