Forcat ukrainase po vazhdojnë sulmet e tyre ndaj caqeve ruse.
Tani pamjet e publikuara nga batalioni i 8-të i veçantë i sulmeve malore, duket se tregojnë momentin kur trupat ruse bien nën zjarr të fortë nga forcat ukrainase, transmeton Telegrafi.
Pamjet të cilat u xhiruan me dron, tregonin së paku tre ushtarë rusë që operonin në zonë malore, por e pësuan keq në momentin kur u goditën nga Ukraina.
Nuk dihet se në cilën zonë ndodhën sulmet. /Telegrafi/