Telegrafi

Trupat që mbrojnë Kievin ‘po mbajnë fort pozicionet’ – thotë Ushtria e Ukrainës

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ka thënë se grupimi i trupave të tyre në Kiev “po zmbrapste ofensivën e armikut”, duke shkaktuar dëme dhe duke mbajtur me vendosmëri pozicionet e tyre.

Informacioni u lëshua në “informacionin operativ” më të fundit të forcave mbi zhvillimet kryesore në fushën e betejës, përcjell Telegrafi.

Deklarata shtoi se për shkak të “viktimave të shumta” ushtria ruse po vazhdonte të kryente “mobilizim të fshehtë” nën maskën e mbajtjes së kampeve stërvitore dhe gjithashtu po intensifikonte përpjekjet për “rekrutim vullnetarësh”.

Ushtria ruse nuk e ka komentuar publikisht raportin, i cili nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë presidenti rus Vladimir Putin është zotuar se asnjë rekrutë nuk do të dërgohet në Ukrainë.

Në buletinin e saj të mëparshëm në orën 24:00 me orën lokale më 8 mars, ushtria e Ukrainës tha se ofensiva e Rusisë ishte ngadalësuar gjatë 24 orëve të fundit. /Telegrafi/