Trupat e 200 personave janë gjetur në rrënojat e një ndërtese të lartë në qytetin e kontrolluar nga Rusia, Mariupol të Ukrainës, tha një këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit, Petro Andryushchenko, në Telegram.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, trupat u gjetën me një “shkallë të lartë dekompozimi”, tha Andryushchenko, duke shtuar se vendasit kishin refuzuar t’i grumbullonin dhe autoritetet ruse e kishin braktisur vendin, duke lënë një erë të keqe në të gjithë qarkun.
Andryushchenko shtoi se një numër i madh kufomash janë të paketuara në një morg të improvizuar në Mariupol dhe “qyteti është kthyer në një varrezë të vazhdueshme”.
Pjesa më e madhe e qytetit u shkatërrua me javë nga bombardimet e rënda ruse dhe luftimeve intensive në rrugë.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime. /Telegrafi/