Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se trupat e pajetë të më shumë se 1500 ushtarëve rusë janë në morgjet në Dnipro.
Nënkryetari i bashkisë së qytetit ka thënë se autoritetet lokale janë të përgatitura për të lejuar nënat ruse të tëheqin trupat e djemve të tyre.
Rusia duket se ka pësuar humbje të mëdha gjatë konfliktit, megjithëse janë shfaqur shifra kontradiktore.
Ukraina thotë se pothuajse 20 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga 24 shkurti.
Ndryshe, në përditësimin e fundit, Rusia ka thënë se 1,351 trupa kishin vdekur deri më 25 mars. /Telegrafi/
There are more than 1,500 corpses of russian soldiers in the morgues of the Ukrainian city of Dnipro. Their command isn’t even thinking about bringing them home. (1/2)
— Defense of Ukraine (@DefenceU) April 13, 2022