Trupat amerikane u sulmuan të paktën 12 herë në Irak dhe katër herë në Siri gjatë javës së fundit nga grupe të lidhura me Iranin, ka thënë Pentagoni.
Një sulm në Irak u pengua sot, deklaroi autoriteti amerikan i mbrojtjes, raporton Sky News, përcjell Telegrafi.
Rreth 900 trupa janë duke u vendosur ose janë vendosur në Lindjen e Mesme nga SHBA-ja.
Kërcënimi ndaj qindra trupave amerikane në bazat në të gjithë Lindjen e Mesme pritet të rritet ndërsa Izraeli përgatitet për një pushtim tokësor të Gazës.
Izraeli për ditë të tëra ka kryer sulme ajrore në Gaza si synim për të “asgjësuar” Hamasin i cili më 7 tetor nisi sulme ajrore në Tel Aviv gjithashtu mobilizoi luftëtarët e tij në komunitetet jugore në Izrael.
Përveç sulmeve ajrore, forcat izraelite po përgatiten për një ofensivë tokësore në Rripin e Gazës, aty ku është i vendosur Hamasi.
Megjithatë, SHBA-ja herë pas here i ka bërë thirrje të mos nisë këtë ofensivë pa zgjidhur çështjen e pengjeve që po mbahen nga Hamasi. /Telegrafi/