Site icon Telegrafi

Trump thotë se Ukraina ‘mund të mos mbijetojë’ edhe me ndihmën e SHBA-së

Presidenti Donald Trump ka theksuar se Ukraina mund të mos jetë në gjendje të mbijetojë në luftën kundër Rusisë edhe me mbështetjen e SHBA-së.

Komentet e tij erdhën në një intervistë me Fox News duke mbrojtur vendimin e tij për të tërhequr mbështetjen për Ukrainën, përcjell Telegrafi.

“Epo, mund të mos mbijetojë gjithsesi”, ka thënë presidenti amerikan.

Trump kishte thënë më herët se Zelensky merrte para nga SHBA nën administratën e Joe Bidenit si “karamele nga një fëmijë” dhe përsëriti besimin e tij se homologu i tij ukrainas nuk ishte “mirënjohës”.

Komentet e Trump vijnë pasi zyrtarët amerikanë do të takohen me homologët e tyre ukrainas këtë javë në Arabinë Saudite.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të marrë pjesë në bisedimet nga pala amerikane, siç bëri me zyrtarët rusë në Riad muajin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version