Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar se nuk do ta “mbronte” Princin Harry nëse fiton në zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti, shkruan The Hill.
“Ai ka tradhtuar mbretëreshën. Është e pafalshme”, tha Trump gjatë një interviste dhënë për Daily Express gjatë vikendit të kaluar, transmeton Telegrafi..
Mes një padie në vazhdim të ngritur nga instituti konservator i Heritage Foundation kundër Departamentit të Sigurisë Kombëtare, nëse departamenti ndoqi rregullat përkatëse në dhënien e vizës së 39-vjeçarit, Trump akuzoi administratën Biden se po “e mbron Harryn”.
“Unë nuk do ta mbroja atë. Ai do të ishte vetëm nëse do të ishte për mua”, tha Trump.
Harry dhe gruaja e tij, Meghan, Dukesha e Sussex-it, dhanë dorëheqjen si anëtarë që punonin me kohë të plotë të familjes mbretërore të Britanisë në vitin 2020, dhe u transferuan në Kaliforni.
Në komentet e tij për Daily Express, Trump pretendoi se familja mbretërore ka qenë “shumë e mirë” me Harry-n pas asaj “që ai ka bërë”. /Telegrafi/