Telegrafi

Trump si Bideni: Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump i është bashkuar presidentit aktual, Joseph Biden, i cili e quajti gjenocid ndërhyrjen e Rusisë në Ukrainë.

Fox News, Trump kritikoi Bidenin për politikën që po e udhëheq, të cilën ai e vlerësoi se po e dërgon drejt një inflacioni të lartë.

“Tani më lejoni të shtojë disa fjalë rreth asaj që po ndodh në Ukrainë. Është gjenocid”, tha shkurtimit ai.

Lexo po ashtu Çfarë saktësisht tha Biden për gjenocidin rus në Ukrainë?

Deklarata e Trumpit erdhi një ditë pasi Biden akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për gjenocid.

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar të dërgojnë trupa në Ukrainë dhe të vendosin një zonë ndalim-fluturimi mbi vend, por po shtojnë ndihmën ushtarake për Kievin. /Telegrafi/