Site icon Telegrafi

Trump shtyri takimin me Putinin deri në vitin e ardhshëm

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, bëhet e ditur se presidenti Donald Trump e ka shtyrë për në 2019-ën, takimin e propozuar për vjeshtë me presidentin rus Vladimir Putin.

Shkaku i kësaj shtyrje, është hetimi i posaçëm që po bën Robert Muller, ndaj ndërhyrjes së Kremlinit në zgjedhjet presidenciale amerikane, transmeton Telegrafi.

“Presidenti beson se takimi i ardhshëm bilateral me presidentin Putin, do të bëhet kur të përfundoi gjuetia e shtrigave që po bën Rusia, andaj jemi pajtuar që të jetë në fillim të vitit që vjen” thuhet në deklaratën e John Bolton, Këshilltar Ndërkombëtar i Sigurisë.

Gjatë javës së kaluar, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se presidenti amerikan e ftoi homologun rus, pas takimin kokë më kokë që e patën në Helsinki, transmeton New York Post.

Trump ishte kritikuar ashpër pas këtij takimi, pasi mbështeti Putinin dhe jo Qeverinë Amerikane sa i përket çështjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Vendimi i Trumpit që në takimin dy orësh të jenë prezent vetëm përkthyesit, ka zgjuar shumë interesim nga opinioni. /Telegrafi/

Exit mobile version