Donald Trump ka shpërndarë një postim në rrjetet sociale duke i kërkuar Volodymyr Zelenskyt të “tërhiqet” dhe të pranojë kushtet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së ripostoi një opinion nga Michael McCune në platformën e tij sociale Truth Social, i cili tha se presidenti ukrainas nuk do të ketë “zgjidhje tjetër veçse të tërhiqet dhe të pranojë kushtet e Trump”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kjo pason një takim intensiv midis Trump dhe Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Postimi vazhdon: “Por këtu është pjesa gjeniale – Trump në fakt po mbron Ukrainën pa e tërhequr SHBA-në në luftë”.
“Duke negociuar një marrëveshje mineralesh, Trump siguron që amerikanët do të përfshihen në industrinë minerare të Ukrainës. Kjo e pengon Rusinë të nisë një pushtim sepse sulmi ndaj Ukrainës do të nënkuptonte rrezikimin e jetëve amerikane – diçka që do të detyronte SHBA-në të përgjigjet”.
“Trump i lavdëroi të dyja palët si një lojtar shahu. Në fund, Zelesnky nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të pranojë, sepse pa mbështetjen e SHBA-së, Ukraina nuk mund të fitojë një luftë të zgjatur kundër Rusisë”.
⚡️ Trump: "Zelensky will have no choice but to back down and accept Trump’s terms"
U.S. President just posted self-praise on his "Truth Social" page.
"Trump played both sides like a chess master. In the end, Zelensky will have no choice but to concede," the glowing text reads. pic.twitter.com/qHF5sl40Eg
— NEXTA (@nexta_tv) March 2, 2025
“Dhe sapo kompanitë amerikane të kenë operacione minerare në Ukrainë, Putini nuk do të jetë në gjendje të sulmojë pa shkaktuar pasoja masive ndërkombëtare. Mos e nënvlerësoni Donald Trump. Në këtë lojë shahu, ai është 10 hapa përpara të gjithëve”.
Presidenti amerikan pretendoi se Zelensky “po bënte bixhoz me Luftën e Tretë Botërore” në një seri shkëmbimesh tensionuese të premten, të cilat u transmetuan në mbarë botën.
Udhëheqësi i Ukrainës u akuzua gjithashtu se nuk ishte mjaft mirënjohës për ndihmën ushtarake të SHBA nga presidenti amerikan dhe zëvendësi i tij JD Vance.
Kjo edhe pse publikisht falënderoi SHBA-në në mënyrë të përsëritur pas fillimit të luftës në vitin 2022.
Takimi përfundoi me Zelenskyn që thuhet se “u dëbua” nga Shtëpia e Bardhë dhe me “anulimin” e planeve për të nënshkruar një marrëveshje për shkëmbimin e të drejtave të mineraleve të Ukrainës për armët amerikane. /Telegrafi/