Telegrafi

Trump sërish në qendër të vëmendjes, e lë gruan dhe djalin të lagen në shi – ecë para tyre me ombrellë në dorë (Foto/Video)

Presidenti amerikan Donald Trump së bashku me gruan Melania dhe djalin Baron, janë parë duke u futur në aeroplanin presidencial i njohur si “Air Force One” në Florida, derisa jashtë po binte shi dhe po shënohej dita e Martin Luther King.

Fotografitë e publikuara më poshtë tregojnë se si presidenti po mbante një ombrellë të madhe me ngjyrë të zezë, për t’i mbrojtur flokët nga shiu, transmeton Telegrafi.

Por gjithçka do të ishte në rregull, nëse gruaja e tij 47-vjeçe dhe djali 11-vjeçar të mos liheshin të lageshin derisa po futeshin në aeroplan pa ombrellë në aeroportin ndërkombëtar Palm Beach në pjesën perëndimore të Palm Beach.

Nuk dihet nëse Trump në çfarëdo momenti i kishte ftuar Melanian dhe të birin Baronin të strehohen nën ombrellën e tij, por ata janë parë duke u munduar të mbrojnë kokën nga shiu duke ecur me shpejtësi të madhe për t’u futur brenda aeroplanit.

Por, kjo nuk është hera e parë që Trump kritikohet gjatë paraqitjeve publike. /Telegrafi/