Site icon Telegrafi

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Kremlini e ka përshkruar vendimin e Donald Trump për të ndërprerë ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, si “kontributin më të mirë për kauzën e paqes”.

Gjithashtu u tha se masa mund të inkurajojë Kievin të “kërkojë paqe” përpara se të shtojë se vendet evropiane “do të përpiqen të kompensojnë Ukrainën” për humbjen e ndihmës ushtarake, transmeton Telegrafi.

Ndërsa Kremlini tha se do të kishte nevojë të shihte detajet mbi ndalimin e ndihmës amerikane, theksoi se mirëpret dëshirën e Trump për paqe në Ukrainë.

Kjo përgjigje nga Kremlini nuk është befasi, pasi korrespondenti i Sky Neës, David Blevins e përshkroi goditjen e Trump ndaj mbrojtjeve të Ukrainës si “muzikë në veshët e Putinit”.

“Vendimi i Trump për të shtyrë pauzën shpërfill përpjekjet e  Keir Starmer dhe liderëve të tjerë evropianë për të hartuar një plan paqeje”, tha Blevins. /Telegrafi/

Exit mobile version