Site icon Telegrafi

Trump: Isha pak “sarkastik” kur thashë se paqja mund të arrihet për 24 orë në Ukrainë

Para se të merrte detyrën presidenciale për herë të dytë, Donald Trump me bujë pretendonte se mund ta zgjidhte luftën Rusi-Ukrainë brenda vetëm 24 orëve.

Udhëheqësi amerikan për vite me radhë ka theksuar aftësinë personale për të arritur marrëveshje.

Megjithatë, më shumë se 50 ditë pas fillimit të administratës së tij, ai ende nuk ka arritur paqen në Ukrainë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth luftës në Ukrainë

“Epo, isha paksa sarkastik kur e thashë atë”, tha gjatë një interviste Trump, shkruan skynews.

“Ajo që vërtet dua të them është se do të doja ta zgjidhja dhe, mendoj, mendoj se do të jem i suksesshëm”, shtoi 78-vjeçari.

Ishte një pranim i rrallë nga Trump, i cili ka një histori të gjatë për të bërë pretendime të ekzagjeruara.

Ndryshe, Rusia nisi pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt ë vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version