Site icon Telegrafi

Trump hedh akuza ndaj Francës dhe Britanisë: Nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës

Së fundmi, presidenti amerikan Donald Trump ka realizuar një intervistë në Fox Radio.

Aty ai kritikoi homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik, Keir Starmer.

Sipas Trumpit, dy të fundit nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Por, republikani deklaroi se Macron ishte një “mik i mirë” dhe Keir ishte një “djalë i mirë”.

Megjithatë, sipas Trumpit, Rusia ka pranuar të nisë negociatat vetëm shkaku i tij.

Ndryshe, presidenti francez dhe kryeministri britanik do të vizitojnë Trumpin në Uashington javën e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version