Site icon Telegrafi

Trump gjatë Asamblesë së Përgjithshme: Kina duhet të konsiderohet përgjegjëse për shpërthimin e coronavirusit

Tensionet midis SHBA-së dhe Kinës u shpalosën edhe gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të Kombeve të Bashkuara në New York.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, presidenti amerikan, Donald Trump, fajësoi Kinën për shpërthimin e coronavirusit, duke shtuar se e njëjta duhet të mbajë “përgjegjësi” për këtë pandemi.

“Ne duhet ta konsiderojmë përgjegjës vendin ku u shfaq sëmundja – Kinën”, u shpreh ai.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast gjatë fjalimit të tij, presidenti kinez, Xi Jinping, tha se Kina “nuk e kishte synimin që të hynte në një Luftë të Ftohtë me ndonjë vend”.

Lexo po ashtu Trump në fjalimin virtual të OKB-së, përmend edhe marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

Lidhjet midis dy fuqive botërore janë të acaruara në një numër frontesh.

Samiti i këtij viti në New York po mbahet kryesisht në formë virtuale për shkak të situatës aktuale të coronavirusit, ndërsa udhëheqësit botërorë i regjistruan fjalimet e tyre paraprakisht.

Secili vend u përfaqësua nga një delegat i vetëm ndërsa nuk u ofrua edhe mundësia për ndonjë replikë mes vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version