Telegrafi

Trump fajëson Barack Obaman për dhënien e parave Iranit për të blerë raketa që goditën bazat amerikane

Donald Trump fajësoi Barack Obaman për furnizimin e Iranit me para, për të blerë raketa të cilat goditën pozicionet ushtarake amerikane të martën mbrëma.

“Raketat që qëllonin mbrëmë bazën tonë dhe aleatët tanë u paguan me fondet e vëna në dispozicion nga administrata e fundit”, tha Trump, transmeton Telegrafi.

Ai e filloi fjalimin e tij para botës të mërkurën (sot) me një ultimatum të njohur, madje edhe para se të thoshte ‘Mirëmëngjes’.

“Për sa kohë që unë jam president i Shteteve të Bashkuara, Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të ketë një armë bërthamore”, tha ai.

Dhe Trump e mbështeti atë betim me një kërcënim:

“Raketat tona janë të mëdha, të fuqishme, të sakta, vdekjeprurëse dhe të shpejta”, tha ai, duke dërguar një paralajmërim për ta.

“Në ndërtim ka shumë raketa hipersonike”, paralajmëroi ai, duke qëndruar në mes të një conference i rrethuar nga liderë ushtarak me fytyrë të ashpra.

Pak minuta më vonë ai bëri thirrje kombeve evropiane të bëjnë ‘një marrëveshje me Iranin që e bën botën një vend më të sigurt dhe më të qetë’ dhe i lejon Iranit të eksplorojë ‘potencialin e tij të pashfrytëzuar’ si një partner kryesor tregtar.

“Ne duam që ju të keni një të ardhme dhe një të ardhme të shkëlqyeshme”, u tha ai popullit të Iranit, duke pretenduar se ushtria e saj “duket se po qëndron në këmbë”, u shpreh Trump. /Telegrafi/