Site icon Telegrafi

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Donald Trump tha se i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff po zhvillon bisedime serioze me Rusinë lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Shpresojmë se ata do të bëjnë gjënë e duhur”, tha presidenti amerikan para gazetarëve gjatë një takimi në Zyrën Ovale me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën
Lexo po ashtu Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Ai nuk mendon se Rusia do të sulmojë aleatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo nuk do të ndodhë. Ne do të sigurohemi që kjo të mos ndodhë”, tha 78-vjeçari.

Donald Trump meets NATO chief at White House

Witkoff raportohet se do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, njoftuan mediat amerikane, duke cituar gazetën shtetërore ruse të lajmeve ‘Izvestia’.

Trump gjithashtu iu referua konferencës për shtyp të Putinit me presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko.

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?
Lexo po ashtu Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Ai tha se presidenti rus dha një deklaratë premtuese, por këmbënguli se ajo nuk ishte e plotë dhe përsëriti se është i gatshëm të bisedojë me liderin rus për propozimin e armëpushimit.

Trump gjithashtu u distancua nga kritikat e dikurshme të mëdha ndaj NATO-s dhe e lavdëroi Rutten për rolin e tij, duke thënë se ai ka bërë “një punë vërtet të mirë”.

Ndryshe, Rutte do të diskutojë me liderin amerikan për luftën në Ukrainë dhe vazhdimin e ndihmave për këtë vend që po lufton kundër pushtuesve rusë që nga viti 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version